Deklarata e Lavrov për ‘Open Balkan’, reagime dhe zemërim me Ramën

 

Nga Klara Dervishi

Deklarata e Ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov se Open Balkan është nismë e Serbisë dhe e presidentit Vuçiç ka ngjallur reagime të shumta në lidhje me faktin se Kosova ka pasur plotësisht të drejtë që nuk është bërë pjesë e saj dhe për të hedhur poshtë pretendimet se ajo nismë është e përbashkët midis shqipërisë, Maqedonisë së veiut dhe Serbisë. Fakti më shqetësues është se ashut sic edhe tha Lavrov të hënën e 6 qershorit nisma ‘Open Balkan’ ka mbështetjen e fortë të Rusisë e cila për momentin është e izoluar nga shumica dërmuese e vendeve për shkak të luftës që po kryen në Ukrainë.

Priza.al ka mbledhur disa opinione në lidhje me këtë cështje duke ngritur dy pyetje se nëse është kështu a duhet të vazhdohet kjo nismë?

Arsim Sinani, profesor, Kosovë tha për Priza.al:

‘Nisma ‘Open Ballkan‘ që nga fillimi i tij u pa se është ide e cila i jep Sërbisë shtyrje para duke dominuar Ballkanin Perëndimor. Ajo që deklaroi Lavrovi është një konfirmim i dyshimeve tona se çka fshihet pas asaj si ide, projekcion dhe prapaskenë. Ajo ide nuk mund ta zhbëjë europianizmin dhe ta zëvendësojë orientimin europian të shqiptarëve. Tani me rëndësi është se si do të amortizohet kjo aspiratë e cila shqiptarët i zvetnon dhe Sërbinë e fuqizon. E kam thënë se jam kundër kësaj ideje pasi kjo nuk i bën mirë shqiptarëve dhe rajonit pasi nga fillimi e fragmentarizoi Ballkanin.

Posaçërisht e dëmton Kosovën pasi Serbia e do aty Kosovën pa e njohur dhe do ta josh për përfitime të saj. Shqiptarët kanë një synim fuqizimin e faktorit shqiptar e asessi fuqizimin e Serbisë nëpërmjet kësaj nisme.

Nisma ‘Open Balkan’ nga fillimi ka qenë e dështuar se kuptoj pse lipsej Lavrovi të na e konfirmojë këtë. Por kjo është një mësim për politikanët që besojnë andrralla’

Dritan Hoti, profesor i cështjeve ndërkombëtare tha për Priza.al:

‘Open Balkan’ është një nismë me të vërtetë rajonale e cila është avancuar së pari nga Serbia pra nuk është një nismë  që ka ardhur si sygjerim nga një prej kryeqendrave të politikbërjes se europës dhe Serbia e ka parë jo në kontekstin e bashkimit të vendeve të ballkanit  perëndimor por në kontektin e  një bashkëpunimi ekonomiko tregtar doganor për më tepër që ajo ndihet si më superiore përsa I përket këtyre parametrave të zhvillimit dhe në këtë kontekst ajo ka menduar e gjykon se do ketë përfitime .

Por me qellim që të jetë i suksesshëm e të shërbej për paqen nuk duhet vetëm bashkëpunimi ekonomik pasi europa në vigjilje të luftës së parë botërore provoi se një bashkëpunimi tillë nuk funksionon në shërbim të paqes. Për të pajtuar vendet e ballkanit duhet një reformim I mendësisë . Deklarata e Lavrovit dje në këtë kontekst nisur nga optika serbe këtë nënkuptonte. Perëndimi i ka dhënë një përpkrahje iniciativës së deklaratave duke e parë si mekanizëm për afrimin e kombeve por ajo nuk prodhon paqe në rajon’

 

Lulzim Veliu, opinionist për cështjet Rajonale, Berlin tha për Priza.al:

‘Deklarata e Lavrov ka dy qëllime kryesore: Të  të tregojë që ka ndikim në vendet e ballkanit perëndimor gjë që nuk është  e vëtetë dhe e dyta që të krijoj pasiguri e tension në vendet që nuk janë pjesë  e ‘Open Balkan’  dhe kanë hezitimet e tyre. Ne nuk duhet ti besojmë Lavrovit.  ‘Open Balkan’ jam i mendimit qe duhet vijuar e duhet të cohet deri në fund me apo pa Serbinë që ka hezituar për të vendosur sanksione Rusisë. Nëse Serbia vijon të mbaj anën e Rusisë atëherë ajo do të jetë e vetëpërjashtuar nga ‘Open Balkan’ Nëse Serbia do të mbetet pjesë atëherë vendet e Ballkanit duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi si instrument kundër Serbisë. Mendoj se Kosova nuk duhet të humbasë kohë por duhet të ulet në këtë tavolinë. Është detyrë e vendeve të tjera të detyrojnë Serbinë të njoh Kosovën shtet të pavarur’

 

Gjatë një konference në krah të ish kancelares Angela Merkel në shtator të një viti më parë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama e akuzoi  lidershipin Kosovar që në vend që të bënte teori komspiracioni duhet të ulej e ta shfrytëzonte këtë për vete. Kosova dhe kryesisht kryeministri aktual Albin Kurti e ka refuzuar pjesmarrjen në këtë tryezë duke thënë se  kjo nismë është iniciativë dhe në shërbim të Serbisë.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *