Pas deklaratës së ministres Elisa Spiropali, i cila iu referua kreut të PD-së Sali Berisha duke i përmendur “vdekjen” politike, deputetja e PD Flutura Açka, ka deklaruar se pavarësisht qëndrimet e saj politike për Sali Berishën por askush nuk mund t’i kujtojë vdekjen njeriut për sa kohës është në parlament.
“Uroj të mos më ndërpresësh sepse e bën shumë shpesh me mua. E kam dëgjuar shumë herë që në këtë parlament përmendet kaq shpejt fjala vdekje, njerëzit që e përdorin, e përdorin për Sali Berishën. Ju i dini qëndrimet e mia politike për Sali Berishën por askush nuk mund t’i kujtojë vdekjen njeriut për sa kohës është në parlament. Këtu të gjithë duhet ta dinë që një ditë do të rrëzohen, sa herë të përmendni vdekjen, ju këshilloj të rikonsideroni senset, kushdo ka të drejtë të vdesë si të. dojë, shtrirë, ulur apo në këmbë,”- tha Açka.