Martesa e Princeshës Diana dhe Mbretit aktual të Britanisë së Madhe Charles III, pa frikë mund të konsiderohet si një nga më të komentuarat në botë. Në këtë martesë siç e ka pranuar edhe dikur vetë Princesha e ndjerë, ishin pak të “mbipopulluar”. Pjesë e kësaj marrëdhënie ka qenë edhe Camilla Parker, sot bashkëshortja e Mbretit Charles III.
Në gjithë këtë kohë është folur e shkruar shumë mbi këtë martesë, ndërsa një rrëfim se fundmi në librin e autorit Christopher Andersen “The King: The Life of Charles III”, i cili do të botohet me 8 nëntor ka ngjallur shumë reagime. Në librin e tij ai ka treguar deklaratën e një nga shërbëtorëve të Mbretit Charles III, i cili ka rrëfyer një sherr midis Dianës dhe Charles III.
“Diana në fakt e përndiqte burrin e saj nëpër korridoret, lart shkallët dhe nga dhoma në dhomë”,- tregon Andersen.
Në rrëfim thuhet se Diana që pas lindjes së Harry-t e akuzonte bashkëshortin e saj se ai nuk pranonte të kryente marrëdhënie më të.
“Pse nuk fle me mua?”- i thoshte Princesha. Thuhet se Charles III u përgjigj me sarkazëm: “Nuk e di, e dashur. Mendoj se mund të jem homoseksual.”
Pas martesës së tyre në vitin 1981, çifti kishte një marrëdhënie të mjerueshme. Thuhet se Charles ishte nën presionin e Princit Philip për t’u martuar me Dianën asokohe.