Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Grida Duma tregoi sot në “Open” se asaj gjatë fushatës elektorale disa banda i ofruan ndihmë financiare dhe në burime njerëzore, për të dalë fituse nga zgjedhjet e 25 prillit.
Duma tha se ia tregoi këtë histori Lulzim Bashës dhe ai i tha se “nuk duhet t’i pranojmë në asnjë mënyrë”.
Sipas Dumës, këto banda kaluan në krahun tjetër dhe me para, me forcë dhe kërcënime i dhanë vota PS-së.
Grida Duma: Mua më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet që ne i njoim, u vetëofruan të na sjellin psuhtetin me mënyrat e tyre duke shkuar te zonat e thella te fshati duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe… (Duma përmend një post tjetër, por nuk kuptohet kur e shqipton). Unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën. I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qendrimi do mbani ju. Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht.
Eni Vasili: Ju kishit dyshime?
Grida Duma: Jo! Asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme.