Deklarata tronditëse e fqinjit të Mateos: Klodiani mund ta ketë përdhunuar dhe më pas ta ketë vrarë…

Banorët e fshatit kanë ngritur dyshimet se 8-vjeçari mund të jetë përdhunuar nga Klodian Çalamani dhe më pas të jetë vrarë. Para kamerave, ata tregojnë se nuk kanë fjetur gjumë gjithë natën, pas krimit të tmerrshëm që ka tronditur vendin.

Të tjerë banorë shprehen të tronditur për vrasjen e Mateos ku thonë se autori duhet të dënohet me vdekje.

“Kur e mora vesh u llahtarisa, nuk më ka zënë gjumi natën, nuk di c’të thuash, duhet të dënohet me vdekje. Unë kam vetë fëmijë, kush është ai që nuk ka frikë,”- tha një banor.

“Autori i rritur jetim, i ati e la të vdekur, e ëma u martua iku në Maqedoni. Asnjë punë nuk e lidhte me atë fëmijë ta fuste në shtëpi, mund ta ketë përdhunuar, por duhet të flasë ekspertiza,”- tha një tjetër.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *