Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë publik një Mocion për Debat Urgjent i cili është dorëzuar në Parlament.
Vasili shprehet se deklaratat serboruse të Ramës për ndryshim kursi të integrimit europian janë tradhëti e hapur ndaj të ardhmes së vendit.
Mocioni është firmosur nga disa deputetë të LSI dhe të “Rithemelimit”.
Postimi i plotë:
Dorezohet ne Parlament Mocioni per Debat Urgjent!(DOKUMENTI).
Deklaratat e turpshme serboruse te Rames per ndryshim kursi te integrimit europian jane tradheti e hapur ndaj te ardhmes se vendit.