Deklaratat e Yuri Kim, Berisha: Do informojmë autoritetet e SHBA

Pasi mori pjesë në procesin e votimit për kryetarin e degës numër 2 në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha i ndal të flasë për mediat.

Padyshim që nuk mbeti pa u përmenduar ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim,  deklaratat e së cilës nuk janë përcjellë mirë nga Berisha i cili shprehet se do të informojë autoritet e SHBA-së.

Ky është një revolucion. Keni parë një rënie të valës, por ka qenë një angazhim total në procesin zgjedhor të PD.Por këta sot janë në këmbë të jeni të sigurtë marshin e tyre të lirisë s ka forcë ta ndalë. Sa i përket standadit, një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon cdo imagjinatë. Në një presion të tmerrshëm. Një njeri me karakter nuk i lejon vetes akte te tilla.

Është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë, Duke vlerësuar më parë se ne nuk ishim palë, por tani shpalli palë atë që nuk ishte. Shkroi ligjin në aktin më të shëmtuar të CV së saj. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë.

Nuk besoj se ka patur një shkelje më të rëndë mbi vlerat e lirisë mbi të cilat qëndrojnë SHBA. Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj. Ky është një akt individual, do informojmë autoritetet e SHBA,” tha Berisha

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *