SPAK dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kreut të Kushtetueses Bashkim Deda.
Gjyqtari Erjon Bani ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar në gjykim çështjen.
Pas plotësimit të hetimeve kete te marte ccedhtja kaloi zyrtatisht ne gjykate. Ndaj tij SPAK, ngriti akuzën e fshehjes të të ardhurave dhe deklarimit të rremë të pasurisë së ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese.
Baftiar Rusi, avokati mbrojtës i ish kreut të kushtetuese, përshëndeti vendimin e GJKKO-së dhe tha se në dosjen e SPAK nuk ishin pasqyruar të dhënat e plota lidhur me të ardhurat dhe për këtë dosja ka nevojë për plotësim. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.