Nga Ylli Manjani
Deklarimi i burokratëve të DASH se Partia Demokratike do ndëshkohet po zgjodhi Berishën është I PAPËRGJESHËM.
Them i papërgjegjshëm sepse po të ishte ndryshe, pra i përgjegjshëm, këto deklarata janë të ngjashme me deklarimet ANTISEMITISTE.
Sepse në definicion, gjykimi apo ndëshkimi grupeve sociale quhet antisemitizëm. Politika shfarosëse e Hitlerit kundër hebrenjve është përkufizimi i antisemitizmit.
SHBA ka kontribut të pazëvendësueshëm në Europë për goditjen e antisemitizmit që me gjyqin e Nürnberg. Nuk besoj se SHBA ka ndryshuar pikëpamje sot, pavarësisht burokratëve të papërgjegjshëm.
Në sistemin demokratik, përfshi edhe atë Amerikan, përgjegjësia është individuale. Shteti akuzon individin dhe drejtësia e pavarur e gjykon mbi bazë faktesh dhe provash. Nuk ka burrokrat në demokraci të dalë mbi gjykatën dhe ligjin!
Sali Berishës nëse kanë prova t’ja faktojnë në cilën gjykatë të duan, por deklarimet me përmbajtje antisemitiste kundër grupeve shoqërore, konkretisht Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë TË PAPRANUESHME!
/Priza.al/