Deklaroi se kafshët i kemi kushërinj, animalistja: Mishi do 3 ditë të tretet

Animalistja Jonida Çobani Gjoka bëri thirrje që qytetarët të mos e konsumojnë mishin e kafshëve, së pari për anën shëndetësore sepse do tri ditë të tretet.

Në një intervistë në media ajo tha se aktualisht po kujdeset për 7 kafshë, por ka pasur 23.

Jonida tregoi se kishte shpëtuar 39 kafshë vitin që kaloi dhe rasti i fundit ishte një qenush në pyjet e Dajtit që ishte kockë e lëkurë.

“Dje dhe pardje kam ikur në Dajt, gati një orë rrugë me makinë për një qenush që ishte në gjendje shumë të mirë, një qenush që ishte kockë e lëkurë, i paushqyer, duhet të kishte dhe probleme lëkure gjithashtu,” – u shpreh ajo.

Animalistja tregoi se këto kafshë i merr në shtëpi dhe u jep ndihmën e parë. Sipas saj po të kishte mundësi do kujdesej për më shumë, duke vënë në dukje se shqiptarët si popull nuk e kanë për zakon të adoptojnë kafshë rruge, që siç thotë Jonida, janë ato që kanë më shumë nevojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *