Dekretimi i 4 anëtarëve të rinj të GJL, Soreca: BE do vazhdojë të ofrojë mbështetje

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka reaguar pas dekretimit nga presidenti Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Soreca ka përshendetur emërimin dhe ka theksuar se është e rëndësishme të procedohet me emërimet e mëtejshme në Gjykatë.

“Ne mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, deklaron ambasadori i BE Luigi Soreca.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *