Dekriminalizimi/ Kryebashkiaku i dënuar në Greqi, KAS rrëzon ankimimin e PD-së për Qerim Ismailaj

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi i dënuar në Greqi me 3 vite burg. Denoncimi u bë nga Partia Demokratike me 8 janar të një viti më parë, e cila zbuloi se Ismailaj ishte dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje!

Vendimi i Gjykates te Kios, Greqi
Vendimi i Gjykates te Kios, Greqi

Por ditën e sotme KAS rrëzon kërkesën e PD për kryebashkiakun e Gjirokastrës, Qerim Ismailaj.

“KAS në përfundim të shqyrtimit administrativ të kërkesës ankimore nr.58, bazuar në analizën e fakte dhe provave të administruara me shumicë votash mbështetur ën në nenin  21, gërma b të Kodit Penal vendosi rrëzimin e kërkesë ankimore nr.58 datë 07.07.2021 depozituar nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike e Shqipërisë.

Gjithashtu vendosi lënien në fuqi të vendimit nr.422 datë 02.07.2021 të kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues Qerim Ismailaj kryetar i bashkisë Mallakastër, qarku Fier. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë brenda 45 ditëve.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *