Del autopsia për 17-vjeçarin shqiptar/ Ndërroi jetë natën e fundit të vitit në Itali

Flakët që përfshinë godinën dhe tymi i madh ka qenë shkaku i vdekjes së 17-vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj në Itali, i cili vdiq natën e ndërrimit të viteve, pasi qendra e të miturve u përfshi nga zjarri.

Këto janë konstatimet paraprake të dala nga autopsia e kryer nga mjeku Carlo Moreschi. Mjeku raportoi rezultatet e para në Prokurorinë Publike dhe raportin përfundimtar do ta dërgojë në javët e ardhshme.

Karabinierët e Compagnia di Udine kanë intervistuar tashmë fëmijët dhe operatorin e pranishëm në momentin e zjarrit dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin në lidhje me qendrën për të mitur nga Bashkia, përfshirë autorizimin për të funksionuar.

Me rëndësi thelbësore për hetimet do të jetë vlerësimi i ndërtesës në via Campoformido, që i është besuar inxhinieres Federica Angeli.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa operatori 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital mund të japë detaje që do të çojnë në zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.

“Klienti im, thotë avokati Maurizio Landelli, mund të shkojë në shtëpi brenda javës. Ai është gjithnjë e më i tronditur dhe i vjen keq dhe po përjeton vazhdimisht makthin e ngjarjes”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *