Nënkryetari Arbjan Mazniku ka nxjerrë blof kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi në lidhje me banorët tek “Myslym Keta”.
Në një intervistë për Syri.tv, Mazniku solli fakte se banorët e këtij pallati të dëmtuar nga tërmeti marrin bonus qiraje dhe ndërkohë do të strehohen në banesa të reja. Mazniku deklaroi se gjatë kësaj kohe ata kanë marrë dhe bonus qeraje.
“Janë shpallur fitues zonja Ferizlete Cjapi, ka aplikuar për të zoti Petrit Cjapi dhe është shpallur fitues për një strukturë 1+1 dhe është trajtuar që nga fillimi i vitit me bonues qiraje. Ka marrë bonus qiraje prej dy vjetësh. Ajo nuk duhet të qëndronte në atë banesë.
I është paguar nga qeveria shqiptare bonusi i qirasë Zonja Xhevahire Isufaj ka dalë fituese për një banesë 2+1 dhe është trajtuar prej 2 vite e gjysmë me bonus qiraje. Zoti Sherif Laçi është shpallur fitues për një banesë 1+1. Zonjë Afërdita Përliku, e cila ishte një nga zonjat në moshë. Janë trajtuar prej dy vjetësh e kusur me bonus qiraje.
Një pjesë e tyre pavarësisht se kanë marrë bonus qiraje kanë qëndruar në atë banesë. 30 nga familjet sot janë në banesat e reja te 5 Maji. Grupi i dytë i familjeve do të shkojë te 5 Maji në banesa shumë herë më të mira. Tentativa për të përdorur politikisht ata njerëz është kriminale dhe e shëmtuar”, tha Manziku.
i.b. / dita