Është bërë publike makina e përdorur nga autorët e atentatit të ditës së shtunë në Shijak ndaj Orland Paplekaj, djali i një punonjësi në paraburgimin e Durrësit.
TV Klan ka publikuar fotot dhe pamjet filmike rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes, ku shihet qartë automjeti tip “Golf” me të cilët lëviznin autorët pas atentatit.
Bëhet e ditur nga grupi hetimor se makina e përdorur nga autorët të cilët dyshohen së kanë qenë 2, rezulton se makina ka qenë më targa të vjedhura në Tiranë.