Personi që shihni në foto është Madrit Ulqinaku, i riu i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Mësohet se ai u qëllua me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta me disa të rinj. Sipas policisë 20-vjeçari me inicialet K.SH drejt Ulqinakut sapo ai doli nga lokali.
Burime bëjnë me dije se viktima ishte emigrant në Itali dhe nuk ishte person problematik, megjithatë Ulqinaku rezulton të jetë arrestuar nga policia e Tiranës për pjesëmarrjen në protestën e opozitës më 11 maj të vitit 2019.
Ai u ndalua asokohe së bashku me 50 protestues të tjerë. 25-vjeçarit iu dha masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga ana e gjykatës.