Del fotoja e parë e djalit të Shkëlzen Berishës në dasmën e të atit me Arminën

Ndonëse ka kaluar më shumë se një javë nga dasma e shumë përfolur e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, jehona e saj akoma nuk është shuar. Prej ditësh tashmë, edhe vetë blogerja ka ndarë foto nga kjo ceremoni, ndonëse në asnjërën prej tyre nuk duken dy fëmijët e bashkëshortit të saj.

Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut, të cilët janë kuriozë nëse edhe ata ishin pjesë e dasmës. Së fundmi, ka qarkulluar një foto e Shkëlzenit së bashku me djalin e tij. Babë e bir janë të veshur me kostum dhe nga imazhi duket se është shkrepur para se të niste festa.

Disa ditë më parë gjatë një interviste virtuale në ‘Instagram’ edhe Armina u pyet mbi fëmijët e partnerit të saj, ku plotë gojë tregoi se nuk kishte si të mungonin në ditën e tyre të lumtur. “Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne,”-shkruante blogerja.

Kujtojmë që Shkëlzen Berisha ka dy fëmijë, Medinën dhe Lajdonin nga martesa e parë. Gjatë një puntate të emisionit “Goca dhe Gra”, ku Armina është bashkëprezantuese, ajo tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për ta.

“Unë i kam njohur që 9 vjeç. Jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qejf. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht”,- u shpreh Armina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *