Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djesme në Pogradec, ku një 63-vjeçari Safet Yskollari u qëllua për vdekje nga fqinji i tij Fatmir Manellari.
Priza.al ka arritur të sigurojë foton e viktimës i cili kishte pak kohë që ishte kthyer në vendlindje në fshatin Gështenjas, pasi jetonte në Amerikë. Ai kishte një vit që kishte dalë në pension dhe së bashku me gruan ishin rikthyer në fshatin e lindjes për të kaluar vitet e pleqërisë. Kujtojmë se krimi ndodhi si pasojë e një konflikti për pronën, ku viktima ndërtuar gardh në pronën e Manellarit.
Autori pasi e kanë njoftuar të afërm, pas punës ka shkuar dhe ka debatuar me viktimën dhe e ka gjuajtur me thikë. 63-vjeçari u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti tu mbijetonte dot plagëve të marra duke ndërruar jetë. Manellari, pas vrasjes u largua nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Autori i krimit dyshohet se trajtohej me antidepresantë.