Del fotoja/ Momenti kur Arjan Sala vrapon si një hero për të shpëtuar kolegët nga flakët

Ditën e sotme ka dalë në dritë një foto nga momenti kur Arjan Sala, vrapon për të shpëtuar kolegët e tij nga flakët e zjarrit që “pushtuan” magazinën ku ai po punonte në nj qendër tregtare. A2 CNN ka siguruar foton nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare.

arjan sala 1 1100x620

Ai nuk pyeti për veten e tij, as për familjen që la pas, por vrapoi drejt magazinës për të shpëtuar kolegët e tij, mes tyre edhe gruan. Ai u shpall sot Dëshmor i Kombit. Familja ka hapur dyert e mortit, ku ka shkuar për vizitë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Referuar dëshmisë së familjarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë në magazinë. Trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala u nxor pas 3 ditësh, pas zjarrit në magazinën në qendrën tregtare “Casa Italia”. Trupi u identifikua nga xhaxhai i 32-vjeçarit, dhe më pas u dërgua në morg.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *