Greqia është alarmuar, në rrjet po qarkullojnë disa pamje të një personi, i cili qarkullon natën në orën 2 deri në 5 të mëngjesit dhe ndjek qytetarët me sharrë dhe shkopinj druri.
Qytetari, i cili ende nuk është kapur dhe as identifikuar, lëviz në zonën e Prigos.
Mësohet se ky person, vitet e fundit ka shfaqur probleme me shëndetin mendor.
Ndërsa, autoritetet janë në kërkim të tij.