Del në ankand vera e vjetëruar në hapësirë

Shtëpia britanike e ankandeve Christie’s, u ofron dashamirësve dhe koleksionistëve të verës së mirë një mundësi unike. Ajo ka njoftuar se një shishe vere franceze e vjetëruar për më shumë se një vit në orbitë rreth Tokës do të dalë në shitje.

Bëhet fjalë për verën Pétrus 2000, i bërë nga rrushi Merlot në rajonin e Bordos, dhe Space Cargo Unlimited  dërgoi 11 shishe në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në nëntor 2019, si pjesë e një studimi kërkimor mbi ushqimin dhe bujqësinë e financuar privatisht.

Mbas një qendrimi prej më shumë se 400 ditë në hapësirë, shishet u kthyen në Tokë në janar 2021 dhe tani Christie’s ka njoftuar se Pétrus 2000 do të jetë në dispozicion për blerje përmes shitjeve të tij private.

Sidoqoftë, çmimi do të jetë yjor. Shtëpia e ankandit, raporton BBC në internet, e vlerëson atë në rreth një milion dollarë.

Si pjesë e kërkimit, shkencëtarët analizuan verën pasi ajo u kthye në Tokë dhe një grup somelierësh patën mundësinë të provonin në institutin e verës të Universitetit Bordeaux në mars, për ta krahasuar atë me shishet e vjetruara në tokë.

Jane Anson, gazetare dhe autore e librit Inside Bordeaux, ishte njëra prej tyre: “është e vështirë për mua të them nëse ishte më e mirë apo më e keqe. Por ishte padyshim ndryshe”, i tha ajo BBC. “Aromat ishin me lule dhe më të tymosura, gjë që do t’i kishte ndodhur Petrus gjithsesi me vjetërimin në tokë”.

Burimi i lajmit: Ansa. Përshtati: Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *