Një kukull Barbie me sindromën Down është modeli i fundit i kukullës që pëlqehet aq shumë nga vajzat e vogla. Gjigandi amerikan i lodrave është përballur më herët me shumë kritika, pasi thuhej se Barbie tredicionale nuk përfaqësonte femrat e vërteta dhe jepte idenë e gabuar të “gruas perfekte”. Disa aktivistë kërkuan që Barbie të përfaqësonte një imazh më realist të trupit, ndërsa disa njerëz me aftësi të kufizuara thanë se kukullat nuk ishin të ngjashme.
Vitet e fundit kompania ka krijuar kukulla me aparat dëgjimi, gjymtyrë protetike dhe karrige me rrota. Në vitin 2016 Mattel publikoi Curvy Barbie, Tall Barbie dhe Petite Barbie , si dhe një gamë të gjerë tonesh lëkure që pasqyrojnë shumë etni të ndryshme.
Lisa McKnight, drejtuese globale e Barbie & Dolls në Mattel tha se shpresonte që kukulla e re do të ndihmonte “të mësonte mirëkuptimin dhe të ndërtonte një ndjenjë më të madhe ndjeshmërie, duke çuar në një botë më të pranueshme”.
Mattel tha se ka punuar ngushtë me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down (NDSS) për të siguruar që kukulla e saj e fundit të përfaqësonte me saktësi një person me sindromën Down.
Kukulla ka një kornizë më të shkurtër dhe një bust më të gjatë dhe fytyra e saj është më e rrumbullakët me veshë më të vegjël, një urë të sheshtë të hundës dhe sy në formë bajame.
Fustani me mëngë të fryra është i verdhë dhe blu, ngjyra që lidhen me ndërgjegjësimin për sindromën Down.