Aplikacioni “WhatsApp” ka dalë jashtë funksionit mbrëmë për afro një orë.
Kujtojmë se ky është një ndër aplikacionet më të përdorshme në lidhje me komunikimin popullor në botë.
Sakaq, përdoruesit u detyruan të përdorin mjete të tjera për të komunikuar online. Whatsapp-i siç duket ka dalë jashtë funksionit edhe jashtë shtetit.
Ndërkohë, mediat e huaja ende janë të paqarta në lidhje me mosfunksionimin e tij, por Dow Detector i cili merret me monitorimin e problemeve të internetit në gjithë globin, po tregon rreth 40,000 raporte që do të thotë se ky është një problem i madh për firmën në pronësi të Meta.