Del raporti, Tirana qyteti i dytë më i vizituar nga turistët në Europë

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana rezulton të jetë në top listën e 10 vendeve më të të vizituara për 3-mujorin e tretë të këtij viti, ku mes tyre renditet Antalia dhe resorte të tjera turistike.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se kryeqyteti është në këtë renditje, ndonëse nuk ka plazhe ekzotike.

“Shiko, Shiko! Tirana është numri 2 në Evropë këtë verë dhe nuk është as ishull, nuk ka as det”, shkruan ai.

Sipas Forward Keys preferenca aktuale për pushimet verore është Antalia, me një rritje prej 81%, Tirana 36%, Mikonos, 29%, ndërsa në listën urbane katër destinacionet kryesore janë: Napoli, Stambolli, Athina dhe Lisbona.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *