Fredi Beleri i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë.
Ditën e sotme do të zhvillohet edhe seanca gjyqësore në GJKKO. Sakaq, miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.
Beleri u arrestua më datë 12 maj, teksa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Beleri ishte në hetim prej datës 8 maj sipas tij dhe si prova ishin marrë pesë regjistrime audio dhe dy video.
Fredi Beleri edhe pse i arrestuar fitoi perballe rivalit te tij socialist ne Himarë, Jorgo Goro.