Gjykata e Fierit është blinduar këtë mëngjes, pasi para togave të zeza do të dalë Albert Zaja, i arrestuar për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit në Fier, në 1 shkurt 2021.
41-vjeçarit i’u bë atentat teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e rrethrrotullimit të Sheqit. Ai u qëllua me dy plumba dhe ndërroi jetë.
Tre ditë më parë Zaja është arrestuar në Nikël të Fushë Krujës, ndërkohë që i është sekuestruar edhe një armë zjarri që mbante me vete. Autorët e tjerë të shpallur në kërkim për ekzekutimin e Kastratit janë: Elmir Tufa, 29 vjeç, banues Fushë Krujë; Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, banues në Tiranë.
I gjithë perimetri përreth Gjykatës së Fierit është siguruar nga RENEA 30 minuta para se Zaja të mbërrinte në ambientet e saj, ndërkohë që të gjithë personat e tjerë që ndodheshin brenda institucionit janë larguar.