Del video e të moshuarës që i vodhën në bankën BKT 10 milionë lekë, mes lotësh në dyert e Gjykatës

Bankat presupozohen të ruajnë kursimet e klientëve por, e kundërta ka ndodhur me një të moshuar në Bilisht.

Ngjarja ka ndodhur në Bankën Kombëtare tregtare, Vangjelia Gjergo Qeleshi, e denoncon për Priza.al se llogaria e saj bankare me 10 milionë lekë është boshatisur në 12 të natës.

Por, kalvari i vuajtjes së Vangjelisë nuk mbaron këtu edhe pse e ka denoncuar rastin në organet e drejtësisë, këto të fundit edhe pse gjenden para një vjedhje të hapur, nuk marrin asnjë veprim konkret që të moshuarës t’i kthehen paratë e saj por, i kanë dhënë në mënyrë abuzive Bankës të drejt duke mos parë vepër penale në këtë grabitje dhe për pasojë janë mbyllur hetimet.

Priza.al udhëtoi drejt Korçës, gjatë intervistës zonja Qeleshi, mes lotëve u shpreh e indinjuar që për kursimet e saj ajo duhet të endet dyerve të Gjykatës për të kërkuar paratë e duke mos gjetur të drejtën.

Gjithashtu e moshuara theksoi se nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet në lidhje me fatin e parave të saja.

“Më kanë vjedhur lekët e mija dhe po endem dyerve të Gjykatës akoma s’kam marrë përgjigje”, tha e moshuara.

Vangjelia Gjergo Qeleshi ka hapur në datën 06.05.2009 llogarinë me nr. 502123652 në Bankën Kombëtare Tregtare dega Bilisht në Korçë ku ka depozituar shumën prej 500.000 dhe më pas ka kryer veprime të tjera bankare si depozitime, transferime dhe vlera e gjendjes në llogari deri në momentin e kallëzimit ishte 1.067.000 lekë.

E moshuara ka sqaruar se në datën 18.10.2012 në bazë të një statment bankar fondi prej 10 milionë e 670 lekë është transferuar për pjesëmarrje në bono thesari, nga llogaria në llogari ky kalim është kryer pa firmën e Vangjelisë./Priza.al

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *