Delegacioni shqiptar takime në Bruksel: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE po ecin përpara

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ecurinë dhe punën e bërë nga vendi unë në lidhje me integrimin në BE.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Delegacioni shkruan se ditën e djeshme ka përfunduar procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve që fokusohen në të drejtat themelore të BE-së.

Më tej, bëhet me dije se në Bruksel ditën e djeshme kanë nisur takimet dypalëshe të shqyrtimit analitik të grupit të dytë të kapitujve, ku trajtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët.

“Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE po ecën përpara! Dje përfundoi procesi i shqyrtimit analitik të grupit të parë të kapitujve, që fokusohen kryesisht në të drejtat themelore të BE-së, sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Sot në Bruksel nisën takimet dypalëshe të shqyrtimit analitik të grupit të dytë të kapitujve, ku trajtohen katër liritë themelore të tregut të përbashkët të BE-së: lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit, krahas politikës së konkurrencës, pronësisë intelektuale dhe të drejtën e kompanive, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit.

Urime përfaqësuesve #shqiptarë të përfshirë deri tani dhe vazhdoni punën e mirë. BE-ja do të vazhdojë t’ju qëndrojë pranë në këtë proces”, thuhet në postim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *