Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë detyruar të braktisin shtëpinë e tyre në Mançester, sepse delet që ndodheshin aty pranë nuk e linin kapitenin portugez të flinte natën.
Fituesi i pesë Topave të Artë u kthye në Manchester United pasi vendosi të largohej nga Juventus. 36-vjeçari e ka mbajtur mendjen dhe trupin e tij të mprehtë që kur u transferua fillimisht te Djajtë e Kuq në vitin 2003, dhe mungesa e gjumit sigurisht që nuk do të tolerohej në rutinën e tij.
Georgina Rodriguez u njoh me Ronaldon teksa punonte në një dyqan ‘Gucci’ në Madrid.
“Unë jam me fat që jam partnerja i futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave. Kur ai është në fushë përjetoj një numër të pafund emocionesh. Ai nuk ka asnjë rival”,-deklaroi ajo.
Burimi:DailyStar/Përshtati:Priza.al/