Aktorja e humorit, Delinda Disha do të bëhet nënë për herë të dytë pas abortit që kaloi disa kohë më parë.
Së fundmi, lidhur me lajmin e ëmbël, aktorja ka treguar emocionet që po përjeton.
“Vendosëm të shkojmë në Romë. Atje ndamë lajmin edhe për publikun. E doja shumë një shtatzëni të dytë sidomos pas asaj që kalova. Kur ua thashë lajmin të dy fluturuan nga gëzimi, djali e do shumë një vëlla po ende s’dimë gjininë”, tha Delinda.
Nga ana tjetër, ka qenë bashkëshorti i saj dhe djali të cilët e kanë surprizuar me një videomesazh duke i thënë:
“Ne do të bëhemi një familje më e bukur seç jemi, nuk e dimë ende gjininë e bebit por e dimë që do të jetë nje beb i bukur si Desantini dhe e rëndësishme është të jetë mirë me shëndet. Delinda bëhu e fortë, çdo gjë do e kalojmë bashkë” – tha bashkëshorti ndërsa djali: “O ma të kam zemër je gjëja më e shtrenjtë e imja’’.