Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati është shprehur kundër amnistisë fiskale, teksa shtoi se është i mendimit që kjo nismë nuk do miratohet dhe se kryeministri do tërhiqet.
I ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, Bushati tha se amnistia fiskale ka një dëm të madh moral, ndërsa theksoi se behet për kompanitë këtu, edhe pse u shpreh se kjo i duket pa logjike dhe nuk e mbron dot. Sipas tij, mafia shqiptare administron një pjesë të tregut të madh të ekonomisë evropiane.
“Krimi shqiptar nuk është më lokal, është mafie sepse administron një pjesë të tregut të madh të ekonomisë evropiane. Nëse infiltron në Shqipëri nuk është në raporte që në vende të tjera mund ta kishin të pranueshme. Krimi shqiptar sot menaxhon paratë e një pjesë të madhe të kontrabandës në Evropë, nëse fillon infiltron këtu nuk ka mundësi kontrolli shteti për të mos mbrojtur interesat e tyre ata. Unë mendoj që do tërhiqet kryeministri Rama”, tha ndër të tjera Bushati.
Pjesë nga intervista:
Ervin Bushati: Edhe unë jam kundër amnistisë fiskale, si ekonomist nuk mund të them se amnistia fiskalë është një parim ekonomik, mund të jetë një parim politik.
Endri Xhafo: Ju flisni si ekonomist se nuk jeni pjesë e grupit parlamentar të PS, marr parasysh kreun e grupi parlamentar Balla apo ministren e Financave që thonë do miratohet?
Ervin Bushati: Unë mendoj që nuk do miratohet! Nëse mund të flas si profesionist se nuk hedh shkollën poshtë. Amnistia fiskale ka një dëm të madh moral, por nuk vlerëson të ndershmin. Ne themi ti bëjmë amnisti çunave pragmatikë, por s’po i bëjmë amin burrave të ndershëm që kanë 30 vite që mbajnë vendin me taksa.
Endri Xhafo: Cilat janë motivet e kryeministrit?
Ervin Bushati: Problemi tjetër që unë mendoj është se ne në Shqipëri kemi një mentalitet jo të përshtatshëm, që le të vijnë njëherë lekët nga jashtë pastaj i përdorim.
Janë njerëz që kanë blerë apartamente dhe do ishte një vendimmarrje e vështirë për t’i thënë jo. Ne shqiptaret nuk i duam vrasjen por nuk e refuzojmë paranë e krimit vjedhjet, por nuk i lëmë pa i shitur apartamente dhe makina këtyre çunave që bëjnë krime
Krimi shqiptar nuk është më lokal, është mafie sepse administron një pjesë të tregut të madh të ekonomisë evropiane. Nëse infiltron në Shqipëri nuk është në raporte që në vende të tjera mund ta kishin të pranueshme.
Krimi shqiptar sot menaxhon paratë e një pjesë të madhe të kontrabandës në Evropë, nëse fillon infiltron këtu nuk ka mundësi kontrolli shteti për të mos mbrojtur interesat e tyre ata. Unë mendoj që do tërhiqet kryeministri Rama. Njerëzit atje i kanë blerë shtëpitë atje, remitancat do shkojnë drejt uljes. Nuk shoh ndonjë ardhje të madhe parash. Nuk mendoj që është për ata, por mendoj që është për kompani këtu.
Endri Xhafo: Është për kompani këtu pra e dhatë përgjigjen.
Ervin Bushati: Kështu më duket mua, por nuk e kuptoj logjikën dhe nuk e mbroj dot. Kështu shoqëria shqiptare duhet ta ndajë mendjen, duhet t’i refuzojë këto para, këto kapitale.