Dembele ka frikë nga… macet, por jo Argjentina: Messi e meriton Kupën e Botës, por jo ndaj nesh…

Në konferencën për shtyp, anësori i Francës, Ousmane Dembélé kujtoi sezonet e tij me Leo Messin te Barcelona: “Kam kaluar katër vite fantastike në Barcelonë me të. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Së bashku me Iniestën ata më bënë ta dua Barçën.

Në dhomat e zhveshjes është njeri i thjeshtë, i ndihmon të rinjtë. Më ka mësuar shumë. Eshtë e vështirë ta markosh, kështu që do të bëjmë gjithçka për të mos e lejuar të prekë shumë topa. Me gjithcka që ka bërë, Messi e meriton Kupën e Botës, por ne duam ta fitojmë Botërorin e Katarit…”

Dembélé zbuloi një sfond mbi virusin e gripit që goditi grupin e Deschamps: “Ne nuk kemi frikë nga virusi. Upamecano dhe Rabiot kishin dhimbje koke dhe stomaku. Unë u bëra atyre çaj, me xhenxhefil dhe mjaltë, tani janë më mirë. Nuk jemi të shqetësuar për këtë”.

Për paraqitjet e tij në Kupën e Botës, anësori francez shtoi: “Mendoj se mund të bëj më mirë, veçanërisht në finalizim. Do të doja të isha më vendimtar, të shënoja, por skuadra është më e rëndësishme. Do të më mjaftonte një gol, kam edhe një ndeshje të mbetur, do të shohim”.

Për rikthimin e supozuar, shumë të supozuar të Benzema në Doha për finalen: “Nuk di asgjë, nuk jam trajner. Mendoj se Benzema është i dëmtuar, nuk kam shpjegime për t’ju dhënë”. Pastaj një pyetje kurioze: a është e vërtetë që keni frikë nga macet? “Kushdo që e tha këtë është më i frikësuar se unë, por është e vërtetë. Unë kam frikë nga macet”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *