Nga kontrolli i celularit në momentin e parë që zgjohemi nga gjumi deri tek shikimi i televizorit deri në orët e vona të darkës, shumica prej nesh e kalojnë kohën të zhytur në dritën artificiale të pajisjeve elektronike.
Ky ekspozim konstant mund të rezultojë i dëmshëm për shëndetin, duke qenë se prish orën biologjike – drita e bardhë mendohet se ul prodhimin e hormonit të melatoninës në trup, që shkakton pagjumësinë.
Rreziqet janë serioze, thonë shkencëtarët. Ky ekspozim i gjatë ndaj dritës artificiale mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të obezitetit, diabetit, problemeve në zemër, tensionit të lartë në gjak dhe depresionin.
Më e dëmshmja nga të gjithë është drita blu gjatë natës, e cila emetohet nga telefonat inteligjentë dhe pajisje të tjera elektronike.
Drita e tyre duket e bardhë, por në fakt konsiston në një spektër ngjyrash, dhe disa prej tyre përmbajnë më shumë ngjyrë blu.
“Sekreti është si përdoret drita, çfarë përdoret dhe kur përdoret”, thotë George Brainard, profesor tek Kolegji Mjekësor Jefferson në SHBA dhe autori kryeso i studimit.