‘Demokracia e shkelur’/ Boçi me tone të larta: Shqipëria sot si han pa porta  

Deputeti i PD, Luçiano Boçi nga Kuvendi tha se shteti është shndërruar në armik të qytetarit.

Boçi tha se qytetarët po vidhen çdo ditë, ku theksoi se sot Shqipëria është shndërruar në han pa porta ku kokaina hedh valle.

“Nëse paratë janë marrë nuk janë marrë nga PD. Pa të drejtën e votës mos pretendoni të ketë drejtësi sociale, mos pretendoni të ketë drejtësi. Ai i dikurshmi i zhdukte pallatet pa leje, ky i lë. Kanë bërë dhe VKM, ky është shteti i së drejtës. Për çfarë të drejtë po bëhet fjalë se ka vetëm vrasje. Apo mos vallë e keni fjalën për banorët e 5 majit, që i latë në mes të 4 rrugëve. Fusha tjetër është demokracia dhe të drejtat themelore, ku është demokracia në vend? Nuk kemi lënë fjalë pa thënë, apo e keni fjalën për gjuetinë e shtrigave apo për të drejtat e të rinjve që nuk kanë mundësi që të arsimohen, nuk kanë mundësi që të marrin dozën e duhur. Shteti është shndërruar në armik të qytetarit, vetëm për ta rrjepur, sillet duke e varfëruar çdo ditë, me moskonsiderim të jetës së tij. Nuk i them unë, i thotë Banka Botërore me shifra, që ju nuk i dëgjoni. Ku ka konkurrencë në Shqipëri? Ku mund të futet ai në konkurrencë, unë nuk jam ekonomist, po sot sundohet nga oligarkët. Janë po të njëjta firma, janë të njëjtët njerëz, a po konkurrencë mes pushtetarëve. Mos harroni një ditë do dalin, ky ka 20 ky 30. Apo do flisni për zhvillimin social. Nuk dihet se ku janë zhdukur, ku është shërbimi social? Shteti i ka lënë në harresë pavarësisht se japin para. Ju i anashkaloni. Më fal po ky bashkëpunimi ndërkufitar, Shqipëria është shndërruar në han pa porta, ku kokaina hedh valle, hashashi trafikohet pa hesap”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *