Demokratët mbajtën kontrollin e Senatit të SHBA-së, duke i dhënë një fitore të madhe presidentit Joe Biden dhe duke shuar shpresat për “valën e kuqe” që republikanët prisnin në zgjedhjet në mesin e mandatit.
Biden – i cili kishte vlerësime të ulëta përpara zgjedhjeve të së martës, pjesërisht për shkak të zhgënjimit të publikut mbi inflacionin – tha se rezultati i së shtunës vonë e bën atë që të presë me padurim pjesën e mbetur të mandatit të tij.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer e përshkroi rezultatin si një “fitore dhe shfajësim” për demokratët dhe axhendën e tyre. Ai akuzoi Partinë Republikane për nxitje të frikës dhe ndarjes gjatë fushatës.
Megjithatë, Republikanët, mbetën pranë marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, ndonëse numërimi i votave po vazhdon.
Mund të duhen disa ditë përpara se të mësohet rezultat i qartë i garës në Dhomën e Përfaqësuesve për të përcaktuar se cila parti do të kontrollojë dhomën me 435 vende. Të shtunën vonë, republikanët kishin fituar 211 vende, nga 218 që janë të nevojshme për të fituar shumicën, ndërsa demokratët kishin 205.
“Populli amerikan hodhi poshtë drejtimin antidemokratik, autoritar, të keq dhe përçarës që republikanët e MAGA donin të sillin për vendin tonë,” tha Schumer pasi fitorja e rizgjedhjes së senatorit Catherine Cortez Masto në Nevada vulosi kontrollin e Dhomës për demokratët e Biden.
Demokratët mund të kontrollojnë Senatin, siç kanë bërë për dy vitet e fundit, me 50 nga 100 vendet e tij, ndërsa është kokë më kokë fitorja për Zëvendëspresidenten Kamala Harris.
Nëse senatori demokrat Raphael Warnock do të fitojë balotazhin e 6 dhjetorit në Georgia kundër kundërshtarit republikan Herschel Walker, shumica e demokratëve 51-49 do t’u jepte atyre një avantazh shtesë në miratimin e disa projektligjeve që janë në gjendje të avancojnë me një shumicë të thjeshtë, nga 60 që nevojiten për shumicën e legjislacionit.
“Jemi duke u fokusuar tani në Georgia. Ne ndihemi mirë me rezultatet e deritanishme,” tha Biden të dielën në Kamboxhia përpara një samiti të Azisë Lindore. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga pjesëmarrja.”/Reuters-Monitor