Një demokrat nga Berati gjatë fjalimit të Sali Berishës që zhvilloi në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD, ka nxjerrë nga xhepi një shishe me raki. Ai i është drejtuar Berishës si dollibash, duke i kërkuar që ti prijë drejt fitores.
Gjithashtu ai ka ironizuar ish-kryetarin Lulzim Basha duke thënë se kapitulli i tij është mbyllur.
Demokrati në Berat: Nuk duhet ta përmendim më Bashën, ai është kapitull i mbyllur. Për mua Basha është një fëmijë i edukuar, sepse ai lajmëroi kaka kaka, por ne nuk e nxorëm jashtë dhe na i bëri në mes të shtëpisë. Ne do merremi me ringritjen e PD.
Ke një amanet nga mua, kur të shkosh në Parlament do ti thuash Ramës të bisedojë me stafin e botës së përtejme nëse ata kanë ndërmend që mua të më shpërblejnë me xhenet dhe atje është Edi Rama le të më çojnë në xhenem mua.
Tani doktor, të gjithë ata që me denigruan unë nuk jam pijanec Berati. Të kam gjetur dollibashë, duhet të na prish përpara drejt fitores dhe kastile e mora kete shishe.