Dëmtimet dëmtojnë Milanin, ka vetëm 15 lojtarë në dispozicion ndaj Chelsea

EMPOLI, ITALY - OCTOBER 01: Fode Ballo-Toure of AC Milan celebrates after scoring the second goal during the Serie A match between Empoli FC and AC MIlan at Stadio Carlo Castellani on October 01, 2022 in Empoli, Italy. (Photo by Claudio Villa/AC Milan via Getty Images)

Tre muaj ndalesë për Davide Kalabria, dy muaj për Aleksis Salmakers dhe dy javë për Simon Kjaer.

Janë këto lajmet e buletinit mjekësor të dhënë dje nga Milanit për lojtarët që u dëmtuan gjatë ndeshjes me Empolin.

Kapiteni ka një tërheqje në kofshën e djathtë, teksa në të njëjtin vend danezi ka një dëmtim të lehtë.

Ndërkohë, anësori belg ka ndrydhje ligamentesh, që e detyrojnë të mbyllë vitin kalendarik përpara kohe, duke humbur praktikisht edhe Botërorin.

Ndërkohë, lajmet e mira janë në lidhje me Teo Hernandezin dhe Divok Origin.

Ky i fundit është stërvitur për herë të parë më grupin dhe mund të grumbullohet nesër me Çelsin.

Mëngjerashi francez vazhdon të stërvitet vetëm dhe shanset për ta parë në fushë nesër apo ndaj Juves janë pranë zeros.

Terapi edhe për Majk Menjanë që mund të bëjë mrekullinë e radhës, duke qenë gati për sfidën e kthimit me Çelsin të martën e ardhshme.

Formacioni:

Milani do të udhëtojë drejt Londrës me 17 lojtarë ndër të cilët tre portierë. Sigurisht do të ketë të grumbulluar nga të rinjtë që janë përfshirë në listën B të Champions-it.

Dëmtimet në orët e fundit kanë shtuar pikëpyetjet rreth pranisë së tij në formacionin titullar.

Pas golit me Empolin do të jetë Balo Ture që do të zëvendësojë Teo Hernandez in, ndërkohë që kapiteni Kalabria do të zëvendësohet nga Serxhinjo Dest.

Me Kjaerin e dëmtuar, dy titullarët e qendrës do të jenë Kalulu dhe Tomori, ndërkohë që alternativa e vetme është Metia Gabia. Për më tepër asnjë dyshim për mesfushën.

Pioli do të rreshtojë Tonalin krah Benaserit, ndërkohë që treshja pas shpinës së Zhirusë do të përbehet nga Leao, De Ketelare dhe Kruniç pasi Mesias nuk duket ta ketë marrë veten nga problemi në pulpën e djathtë i hasur përpara ndeshjes me Empolin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *