Milan rrezikon të humbasë Mike Maignan për dy ose tre javë.
Siç raporton “Le Parisien”, ekzaminimet të cilave portieri iu nënshtrua në spitalin amerikan të Parisit kanë treguar se ka një dëmtim në pulpën e majtë.
Maignan tashmë do të kthehet në itali, ku do t’i nënshtrohet testeve të reja nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të ekipit kampion të Serie A, të cilët do të vlerësojnë më në detaje dëmtimin dhe kohën e rekuperimit.