Dëmtimi mban Gjimshitin larg Kombëtares

Dëmtimi që Berat Gjimshiti pësoi kundër Napolit në sfidën e javës së 26 të Serie A do ta mbajë atë larg kombëtares kuqezi. Mbrojtësi 30-vjeçar doli në fund të pjesës së parë në takimin që u luajt në stadiumin “Maradona”, me skuadrën e tij Atalanta që u mund me rezultatin 2-0.

Lojtari ndjeu shqetësim në kofshën e majtë dhe e pati të pamundur që të vazhdonte lojën. Sipas stafit mjekësor Gjimshiti pësoi një dëmtim muskulor në kofshë. Për t’u rikuperuar atij do t’i duhen të paktën 3 javë, në varësi të punës që do të bëjë gjatë fazës së rehabilitimit.

Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Silvinjo, me Shqipërinë, që luan sfidën e parë në kualifikueset Euro 2024 ndaj Polonisë në Varshavë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *