Dëmtohet Rrapaj/ Listës së Kombëtares i bashkohet një lojtar i ri

Ndryshon sërisht lista e Kombëtare shqiptare U-21, e thirrur kjo e fundit për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë me dije se mesfushori Arinaldo Rrapaj ka pësuar dëmtime dhe pas konsultës me mjekët, ai nuk do të mundet dot të japë kontributin e tij në ndeshjen e dytë ndaj Anglisë. Në këtë mënyrë, trajneri i kombëtares, Alban Bushi vendosi të thërrasë në ekip mesfushorin e Bylisit, Flamur Ruçi.

Ruçi e ka pranuar menjëherë ftesën, dhe i është bashkuar ekipit.

Rikujtojmë se kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Anglisë më 29 Mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:45.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *