Lajm i keq për Barcelonën. Sulmuesi Ferran Torres është dëmtuar gjatë stërvitjes që ka mbajtur ditën e sotme skuadra. Akoma nuk ka konfirmime për shkallën e dëmtimit, por diçka e tillë do mësohet shumë shpejt.
22 vjeçari numëron 1 sezon në Camp Nou. Ai u preferua në edicionin që lamë pas në 18 ndeshje, ku ia doli të shënojë katër gola dhe të assistojë katër herë.