Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dëmtoi bankomatin e një filali banke me qëllim vjedhjen e parave nga bankomati.
Shtetasin me iniciale G. D. 41 vjeç, banues në Kurbin akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ” Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit.
Ndëekohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Dëmtoi bankomatin e një filali banke, me qëllim vjedhjen e parave në të, identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Në vijim të punës së punës së pandërprerë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit:
-G. D. 41 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe ” Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 01.09.2022, 41-vjeçari ka dëmtuar me mjete të forta, bankomatin e një filiali banke të nivelit të dytë, në Laç, me qëllim vjedhjen e parave në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.