Njëri nga futbollistët që padyshim spikati mbrëmjen e kaluar në ndeshjen Itali-Belgjikë ishte Leonardo Spinazzola, i cili doli nga fusha mes dhimbjeve dhe lotëve nga një dëmtim në tendinë.
Ylli i futbollit italian u vizitua nga mjeku i skuadrës e më pas u kthye në Coverciano së bashku me shokët e ekipit kombëtar. Spinazzola do t’iu nënshtrohet testeve dhe iu ka dërguar një mesazh fansave dhe tifozëve nga rrjetet sociale:
‘Për fat të keq, të gjithë e dimë se si shkoi, por ëndrra jonë blu vazhdon. Me këtë grup të shkëlqyeshëm asgjë nuk është e pamundur. Unë vetëm mund t’ju them se do të kthehem së shpejti! Jam i sigurt’- u shpreh Leonardo Spinazzola.
/Priza.al/