Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend sot, ka deklaruar se Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur gjatë takimit që ka pasur me Kryeministrin Rama, ky i fundit i është ankuar se Presidenti nuk i ka dhënë autorizim për të filluar negociatat për në Bashkimin Evropian.
Berisha thotë se ky eshtë një akt i ulët dhe se nuk mund ti ankohesh një ministri të huaj, kur fillimisht nuk ke informuar publikun dhe qytetarët shqiptarë.
“Ministri i jashtëm i Greqisë informon kombin e tij dhe botën se Rama ka paditur tek ai Presidentin e republikës. Do u lutesha shqiptarëve ta arsyetojnë vetë këtë akt, se kam të vështirë të vë epitete, por po sqaroj se Presidenti që duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave, pas të cilave çështja do dërgohet në gjykatë. Një kryeministër që padit kreun e shtetit se i refuzon autorizimin për fillim negociatash ndërkohë që nuk i ka dërguar kërkesë, gjykojeni vetë se çfarë përfaqëson.
Dendias i ka përmendur shumë herë ca lidhje oskure me Korfuzin, nuk i dija këto. Një akt i ulët që e denoncoj me forcën më të madhe.
A mund të ecet kështu?! Me një njeri që fut thika dhe mashtron? Nëse Presidenti nuk i firmoste, ai duhej të informonte opinion publik, nuk mund të ankohej te ministri pa informuar shqiptarët”, tha Berisha.