Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare. Dendias është takuar me homologen e tij ministren Olta Xhaçka. Në fjalën e saj, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se ka Kompromis për ta çuan në Gjykatën e Hagës, e ndërsa shtoi se Shqipëria ka kërkuar zgjidhje për shfuqizimin e Ligjit të Luftës .
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në krah të homologes shqiptare, Olta Xhaçka nga Tirana tregoi detaje nga takimi mes dy zyrtarëve. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Dendias tha se po punohet për çështjen e detit, e cila është në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.
Dendias përmendi edhe takimin që pritet të zhvillojë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në zonat ku ka minoritet grek, duke thënë se mundësimi i kësaj vizite kontribuon në lidhjen e urave mes dy vendeve.
Mes të tjerash ai bëri të ditur se kryeministri Edi Rama dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis do të prezantoj pas pak ditësh edhe marrëveshjet për të mbrojtur lumin Vjosa
“Urat përbëjnë një hallkë mes dy vendeve tona. Vizita e Mitsotakis do të kontribuojë në këtë drejtim. Ne theksuam se duhet të thellohemi në tregti për mbrojtjen e mjedisit. Rasti i Lumit Vjosa. Kemi rënë dakord për një program mbrojtje pak më vonë rreth datës 23. Është një gjë e rëndësishme që do të shpallin kryeministrat tanë. Diskutuam edhe për energjinë. Pasi sulmi në Ukrainë po sjellë probleme me energjinë. Folëm për investime të Greqisë në Shqipëri. Është një nivel shumë i mirë i bashkëpunimit në OKB.”
“Greqia ka qenë një mbështetës i ngrohtë i integrimit të Shqipërisë. Por edhe të gjitha Ballkanit Perëndimor. Kushti është i drejtë, këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe nga Tirana, konfirmoj gatishmërinë tonë për çdo trajtim integrues për Shqipërinë që mendoni se është i dobishëm.” tha Dendias.