Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel. Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e 14 majit. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës.
Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”.
On the sidelines of today’s #EU #FAC Meeting in #Brussels, FM @NikosDendias met w/ #Albania counterpart @hacka_olta. Τhe issue concerning the elected Mayor of Himare, Fredi Beleri, was raised during the discussion pic.twitter.com/mwrDTI9iMd
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) May 22, 2023