Ish-kryeministri, Sali Berisha është duke folur këtë të enjte në foltoren e Kuvendit në lidhje me gjenocidin serb në Bosnjë, pohoi se Vuçiç është një Putin i vogël, i cili mund të guxojë të përsëritë të njëjtin gjenocid në çdokohë.
“Kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti por edhe kaq të rëndësishme për popullin shqiptar. Nisma e deputetët e PD për të dënuar genoncidin serb në bosnje është një nismë që synon nderim e 8 m,ijë viktimave të serbenicës në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman boshnjak të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB-ja për tu mbrojtur ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie. Ka synimin të shpresës dhe solidaritetit me boshnjakët viktimat e kësaj barbarie. Ka synim të qëndrojë një akt i pashembullt që nga fillimi i luftës së dytë botërore deri në sot. Aty u zhvillua kasaphana më e madhe ata që shpëtuan nga kampi u dogjën pyje të bosnjës dhe pothuajse u ekzekutuan të gjithë. Genoncidi ëhstë një akt i domosdoshëm për shoqëritë e civilizuara.
Ata që luftojnë Genoncidin kanë ndërgjegje para historike. Njohja e genoncidit është kusht themelor që mos përsëritet më. Vucic ëhstë arkitekt i këtij genoncidi. Vucic është i regjistruar me figurë dhe thotë që për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë”, tha ai.