I njohur për karierën e tij të sukseshme në postet dhe gradat më të larta në Policinë e Shtetit, por i shkarkuar pa një motiv të fortë nga detyra, kur në krye të ministrisë së Brendshme erdhi si ministër Saimir Tahiri, oficeri i karierës Urim Rexhepi, që sot jeton mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ka reaguar në lidhje me masën e arrestit që SPAK ka marrë ndaj ish-ministrit të tij.
Pak kohë më parë, Urim Rexhepi, me gradën kryekomisar, pas largimit nga detyra gjatë kohës që ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri, shfaqi interesin për të aplikuar duke dorëzuar CV-në e tij, për t’u bërë pjesë e BKH-së.
I kontaktuar në atë kohë nga mediat, Rexhepi u shprehet se: “Aplikova për në BKH sepse dua që në Shqipëri të sundojë ligji dhe dua që shqiptarët mos të ikin më nga vendi i tyre, për shkak të korrupsionit”.
Kujtojmë që Rexhepi u shkarkuar me urdhër të ish-ministrit Tahiri në vitin 2013 nga detyra që mbante si Shef Komisariati në pikën kufitare të Rinasit.
Në atë kohë bashkë me Rexhepin u pezulluan nga detyra, edhe shefi i krimeve, ai i kufirit të aeroportit, si dhe kryekontrollori dhe një kontrollor.
Shkarkimi i kryekomisar Rexhepit në atë kohë, u bë me motivacionin “Për shkelje të rënda të disiplinës në polici”, por sot si për hironi është radha e kryekomisarit që t’i kthejë “reston” ish-ministrit të tij që akuzohet për bashkëpunim në trafikimin e drogës dhe që u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga SPAK-u.
Ja statusi i plotë në Facebook i kryekomisar Urim Rexhepit:
“Një ditë e çuditshme kjo e sotshmja…