Dënimi i ish-truprojës së Tahirit, reagon PD: Tallje

Partia Demokratike ka reaguar sot përmes një deklarate të bërë nga zëdhënësja Floriana Garo, për dënimin me 8 vite e 8 muaj burg të ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri, Hekuran Marku.

Sipas PD, në këtë rast vartësi është dënuar më shumë se shefi i tij, ndërsa shton se ky vendim është një “tallje e hapur e drejtësisë shqiptare me veten dhe me opinionin publik”.

Deklaratë e zëdhënëses së partisë demokratike, Floriana Garo

Dënimi i truprojës së ish-ministrit Saimir Tahiri me 8.8 vjet burg, me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, është një tallje e hapur e drejtësisë shqiptare me veten dhe me opinionin publik.
Sa për kujtesë, shefi i tij, ministri kampion i “qeverisë Rama 1” është dënuar me 3.4 vjet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Dënimi i vartësit të drejtpërdrejtë me trefishin e dënimit të shefit dhe me trefishin e akuzës është kujtesë e hidhur e politizimit të drejtësisë në Shqipëri.

Nëse u ktheheni përgjimeve të botuara në gazetën BILD, e mbani mend se Sajmir Tahiri, siç del qartë nga bisedat, nuk ishte një emër rastësor në rrjetin e narkotrafikut me Italinë, por Il Padrino i operacionit.
Nëse i kujtoni faktet e publikuara nga ish-komisari Dritan Zagani, del e qartë se shkarkimi dhe përndjekja e tij, erdhi pasi ai interferoi me kushërinjtë e ministrit Tahiri, Habilajt e famshëm.
Nëse ktheheni mbrapa në kohë do iu shfaqet Audi i famshëm A8 i ish-ministrit, me të cilin kushërinjtë e tij, pjesë e një strukture kriminale trans-adriatike kalonte çdo postbllok policor sepse “ishte makina e shefit|.
Të gjithë këta tregues janë provë e pakundërshtueshme, jo vetëm e përfshirjes së ministrit të Edi Ramës, por edhe të rolit drejtues që kishte ai në krye të organizatës.
Saimir Tahiri u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” pas një trysnie të fortë politike.
Kjo sepse Tahiri kishte kërcënuar se do të fliste, duke hapur mundësinë e përmendjes së Edi Ramës.
Kjo e shpëtoi Tahirin me akuzën më të lehtë, por jo truprojën e tij i cili, për një përfshirje të njëjtë, por pa përgjegjësitë shtetërore dhe publike, në trafikun e drogës mori dënimin maksimal me akuzën më të rëndë.
Të dënosh vartësin më shumë se shefin, në një skemë ku ka hierarki dhe implikime shtetërore, është si të dënosh më shumë një ushtar të mafias, se sa bosin e familjes Gambino, John Gotti.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *