Dënimi i Llallës, flet avokati: Çështja po trajtohet politikisht, nuk e paragjykoj nëse kërkon azil politik

Ditën e sotme ish-prokurori Adriatik Llalla u dënua më dy vite burg për shkak të shkeljeve të shumta dhe fshehjes së pasurisë në tre raste të ndryshme.

Edhe pse ai është i shpallur në kërkim, për fatin e tij ka shumë diskutime. Avokati mbrojtës i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj nuk e ka përjashtuar mundësinë se klienti i tij mund të kërkojë azil politik jashtë Shqipërisë.

Gjatë një debati me gazetaren Anila Hoxha, në një lidhje telefonike me emisionin “Open”, Hazizaj tha se nuk do ta kundërshtonte apo nuk do ta paragjykonte një zgjidhje të tillë.

PJESË NGA BISEDA:

Hazizaj: Po risqaroj. Çështja e mbrojtjes ligjore të Llallës vjen për pasojë të duy momenteve, prokura dhe deklarimi para gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit për cilësinë e gjykimit. Për sa kohë ishim në sallën e gjykimit, i mbrojturi prej meje konsiderohet i njofuar prej meje. Së dyti, për mua në cilësinë e mbrojtësit nuk ka rëndësi fare nëse do komunikoja me të mbrojturin prej meje. Rekursi ka afat 45 ditë. Apeli sot në kundërshtim me Kodin, duhet të sillte vendimin e arsyetuar, përkundër kodit të procedurës penale. Unë duhet të pres më shumë se 45 ditë për të bërë rekursin. Kjo është padrejtësi që i bëhet të mbrojturit prej meje. A do të kërkojë azil? Pse duhet ta dijë kërkesën për azil kur nuk është pjesë e tagrit. Nëse kjo çështje trajtohet politikisht. Sensibiliteti mund ta shtyjë në atë vendimmarrje. Por i mbrojturi prej meje.

Anila Hoxha: Do të kërkojë apo jo azil politik? Sepse keni akuzuar se është proces i montuar.

Hazizaj:Nëse një post-gjykim vazhdon diskutimi politikisht, padyshim legjitimohet çdo njeri. Unë nuk kam asnjë informacion për këtë gjë. Nëse vazhdon kjo lloj dileme, ku politika vendos padyshim që njerëzit do të gjejnë rrugëzgjidhje. Nuk e kundërshtoj dhe as nuk e paragjykoj!

Që nga muaji shkurt i vitit 2018, Llalla është pjesë e ‘listës së zezë’ të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve. Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2017.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *